"Po degradohen shtyllat vitale të shtetit", AAK kërkon nga deputetët që me urgjencë të diskutohet për kërkesat e policisë

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 11:22

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që në Kuvend të diskutohet për kërkesat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë se do të degradohen shtyllat vitale të shtetit nëse vazhdon ky zingjir i protestave.

“Jemi një ditë pas protestës së njësisë elitare të Policisë së Kosovës, FIT. Ndërsa po paralajmërohet edhe prapë sot do të ketë një protestë të Policisë. Është e nevojshme që me urgjencë të trajtohen kërkesat e tyre sepse në qofte se vazhdon ky zinxhir i protestave, po degradohen shtyllat vitale të shtetit”, u shpreh Tahiri në Kuvend.

(Kosova Sot Online)