Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga afër 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve vendit të vet

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 11:54
Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga afër 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve vendit të vet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Kuvendin se e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi tha se deputetët e shumicës parlamentare “me të ardhura mujore afër 2 mijë euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet".

“Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)