Tradita kriminale, prifti rus vret gruan dhe më pas i pret kokën para syve të vajzës së tyre 8-vjeçare

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 12:31
Tradita kriminale, prifti rus vret gruan dhe më pas i pret kokën para syve të vajzës së tyre 8-vjeçare

Rusia është tronditur nga një vrasje makabër, ku një prift vrau dhe më pas i preu kokën gruas të tij 44-vjeçare, para syve të vajzës së tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediat ruse raportojnë se koka e gruas është gjetur në frigoriferin e familjes. Vajza e tyre 8 vjeçare dhe vëllai i saj 17-vjeçar ndodhen në spital duke marrë mbështetje psikologjike pas vdekjes brutale të nënës së tyre. Sipas informacioneve, pjesëtarët e famullisë së priftit 40-vjeçar, ishin ankuar për “sjelljen e çuditshme” të tij.

Burimet policore thanë se Zubarev fillimisht e goditi gruan e tij me thikë në qafë, më pas ia preu kokën dhe në fund, i mbuluar me gjak, “filloi të lutej” duke i kërkuar të bijës të bënte të njëjtën gjë.

Vajza ka qenë ajo që ka telefonuar vëllanë e saj duke i kërkuar ndihmë. Zubarev kishte mbaruar një shkollë teologjike në vitin 2010.

(Kosova Sot Online )