
Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit konfiskohen 3.6 kilogramë argjend me vlerë rreth 5 mijë euro

Njësitet e anti kontrabandës gjatë një operacioni në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kanë rezultuar në kapjen e mallit të paligjshëm, në të cilin përfshihet një sasi e konsiderueshme e bizhuterive të argjendit me një peshë prej 3.6 kilogramë dhe vlerë rreth 5 mijë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se mallin e gjetur në automjetin e udhëtarëve, të dyshuar për kontrabandë, është bërë gjatë një kontrolli të hollësishëm në hyrje të Republikës së Kosovës.
“Procedura kundërvajtës ka filluar si dhe mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)