Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Gjykat Speciale

  • a.p /
  • 02 November 2023 - 23:00
Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Gjykat Speciale

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.

Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.

(Kosova Sot Online)