Rasti Dehari, sot do të protestohet në Prishtinë

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 08:28
Rasti Dehari, sot do të protestohet në Prishtinë

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar se sot do të mbahet një protestë për ‘neglizhencën e prokurorisë’ për zbardhjen e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendose, Astrit Deharit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi ka thënë se protesta do të organizohet në ora 12:00 përballë Prokurorisë Speciale të Prishtinës dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Gjaku i Astritit nuk falet. U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk don ta shef të vërtetën. Protesta do të mbahet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”- ka shkruar Gashi në Facebook.

(Kosova Sot Online)