
Abdixhiku: Kurti po rrenë, po shkel mbi trupat e atyre që vdiqën për kauzë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin sipas vitit 2013 në premabulë të Marrëveshjes dhe se po i gënjen deputetët e VV-së, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tutje ka thënë se Kurti po shkel mbi trupat e atyre që kanë vdekur për kauzën kundër Asociacionit.
“Sot po shkel mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë, si flen ky njeri. Po të kisha pas kësi parime kurrë s’i kisha ndrru. Duhesh me majt përgjegjësi që ke ardhë në këtë qëndrim sot. Unë po të them se ‘sduhet bërë, por duhesh me majt përgjegjësi që e ke rrejtë këtë ven, kanë vdek njerëz”, ka thënë Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)