Avdyli: Villa e sekuestruar e Radojçiqit është dëshmi për shtrirjen e sovranitetit

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 15:58
Avdyli: Villa e sekuestruar e Radojçiqit është dëshmi për shtrirjen e sovranitetit

Në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për Asociacionin dhe për dialogun, e ka marrë fjalën deputeti i GUXO, Haxhi Avdyli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdyli duke numëruar, sipas tij, sukseset e kësaj qeverie në raport me largimin e krimit nga Veriu, për aksionin e Banjskës dhe kontrollin e territorit të Kosovës 100% nga Kosova, në disa momente ka pasur shtjerrje të zërit meqë gjatë gjithë kohës ka folur me të madhe.

Sipas tij villa e sekuestruar e Radojçiqit është momumenti më dëshmues për shtrirjen e sovranitetit.

(Kosova Sot Online)