Sot përurohen tunelet 6 dhe 7 dhe rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, në ceremoni merr pjesë edhe Kurti

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 08:41
Sot përurohen tunelet 6 dhe 7 dhe rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, në ceremoni merr pjesë edhe Kurti

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, sot mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7, si dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Ceremonia, e cila organizohet nga Ministria e Ekonomisë, do të nisë në orën 13:00.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryeministri , Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, shefi i BERZH-it, Maslichenko Sergiy dhe kryeshefi i Sh.A. “Infrakos”, Naser Krasniqi.

(Kosova Sot Online )