
Tri vjet nga arrestimi i Jakup Krasniqit, vajza e tij emocionon me shkrimin e saj: Kaluan tre vite sikur në ferr

Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka bërë një shkrim prekës për babain e saj, që po mbahet në paraburgim në Hagë, qe tri vjet, përcjell “Kosova Sot Online”.
Krasniqi ka shkruar se këto tri vite kanë kaluar “sikur në ferr”, derisa ka thënë se nuk e ka besuar se “parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta”.
“Në këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të forte”, ka shkruar vajza e Jakup Krasniqit
Postimi i plotë:
Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.
Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!
Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.
Biseduam aq shumë për jetën tënde!
Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.
Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi.
(Kosova Sot Online)