Prokuroria s’e ka gati aktakuzën për Kilajn, avokati dhe gjyqtari iu kërkojnë afat kohor, përmendet lirimi i tij

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 11:33
Prokuroria s’e ka gati aktakuzën për Kilajn, avokati dhe gjyqtari iu kërkojnë afat kohor, përmendet lirimi i tij

Prokuroria Speciale e Hagës pavarësisht që ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, s’është ende gati që të dorëzoj aktakuzën ndaj tij. Gjyqtari i Procedurës paraprake, Nicholas Guillou ka pyetur Prokurorin Speciale se kur do të dorëzojnë aktakuzën, meqë në Gjykatë ndodhet një person i dyshuar i arrestuar dhe se dëshiron një gjykim të drejt dhe të shpejt.

Prokurori ka deklaruar se do të punojnë shumë shpejt që ta dorëzojnë, por se janë disa hapa që planifikojnë të marrin javëve të ardhshme, duke analizuar provat e sekuestruara, intervistën e Kilajt si i dyshuar.

“Do përpiqemi sa më shpejt ta dorëzojmë aktkauzën”, ka deklaruar Prokurori i Specializuar.

Avokati mbrojtës i Kilajt, Brien Edwards, ka thënë se klienti i tij s’mund të qëndroj në paraburgim që Prokuroria Speciale të kryej punët e veta, duke ngritur shqetësime se procesi mund të zgjasë edhe me muaj.

“Ky është një proces që nuk i dihet fundit. Jemi në fillim të këtij procesi. Është shumë e vështirë se si do të kryhet kjo brenda pak javës, sepse bëhet fjalë për muaj, s’mund të bëhet kjo për disa javë. Rrjedhimisht kjo e kërcënon shumë z.Kilaj, z. Kilaj s’mund të qëndroj në paraburgim   që prokuroria të mbledh prova dhe të bëj punën e vetë”, ka thënë avokati mbrojtës i Isni Kilajt.

(Kosova Sot Online)