Mosnënshkrimi i marrëveshjeve, Visoka: Kosova të kërkoj garanci me shkrim nga 5-shja

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 12:29
Mosnënshkrimi i marrëveshjeve, Visoka: Kosova të kërkoj garanci me shkrim nga 5-shja

Profesori kosovar, Gëzim Visoka, i cili ligjëron në Universitetin e Dublinit, ka reaguar lidhur me qëndrimin amerikan se mosnënshkrimi i marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton që ato s’janë obligative apo që s’duhet të zbatohen, transmeton "Kosova Sot Online ".

Visoka ka thënë se mbase një gjë e tillë mund të jetë e vërtetë, por thotë që Kosova duhet të insistojë që Departamenti i Shtetit, BE dhe Gjermania, Franca e Italia të të lëshojnë opinione ligjore dhe garanci me shkrim për këtë çështje.

“SHBA po këmbëngul që mosnënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk i bën ato juridikisht jodetyruese!Kjo mund të jetë e vërtetë, por Kosova duhet të insistojë që DASH, EEAS, Gjermania, Franca dhe Italia të lëshojnë opinione ligjore dhe garanci me shkrim për këtë çështje!”, ka shkruar Visoka.

Deklaratat amerikane për nënshkrimin, vijnë pas insistimit të kryeminsitrit Albin Kurti se marrëveshja për t’u zbatuar duhet nënshkruar.

(Kosova Sot Online  )