Arrestohen 4 shqiptarë në Gjermani

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 16:37
Arrestohen 4 shqiptarë në Gjermani

Policia gjermane në një operacion anti drogë në lindje të Leipzig, ka arrestuar 4 shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal.

Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.

(Kosova Sot Online)