Therret me thikë një person në Mitrovicën e Veriut, në vendngjarje gjendet një granatë dore dhe një revole

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 09:14
Therret me thikë një person në Mitrovicën e Veriut, në vendngjarje gjendet një granatë dore dhe një revole

Policia ka raportuar se pas një zënke verbale, një person ka sulmuar dhe therrur me thikë një tjetër në Mitrovicë të Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më pas, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

Rasti vazhdon të hetohet.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Mitrovicë Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”

(Kosova Sot Online)