Autorja italiane e librave propagandues e dezinformues, pretendon se shumë kosovarë me sëmundje të rënda po trajtohen fshehurazi në spitalet ushtarake italiane

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 12:48
Autorja italiane e librave propagandues e dezinformues, pretendon se shumë kosovarë me sëmundje të rënda po trajtohen fshehurazi në spitalet ushtarake italiane

Maria Lina Veca, italiane nga Roma e cila njihet edhe si propaganduese dhe influencere në Serbi, ka lëshuar një deklaratë të rëndë në një intervistë për portalin serb në Kosovë kosovoonline.

Kjo gazetare italiane ka pretenduar se gjithnjë e më shumë shqiptarë të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet më të rënda po trajtohen fshehurazi në spitalet ushtarake italiane, sepse sipas saj Prishtina zyrtare dhe NATO nuk duan të pranojnë lidhjen e shkakut midis këtyre sëmundjeve dhe bombardimi i Kosovës në vitin 1999.

Pretendon se posedon të dhëna dramatike për Kosovën në internet se numri i personave që vuajnë nga sëmundjet më të rënda në Kosovë po rritet dhe se po trajtohen fshehurazi në spitalet ushtarake në Itali.
Sipas të dhënave në dispozicion, gjendja në Kosovë aktualisht është më e keqe se në vitin 1999.

“Uraniumi i varfëruar është një “krim i heshtur”. Dhe tani situata është më e keqe se në vitin 1999, sepse ai pluhur është ulur dhe po thithet në tokë gjithnjë e më shumë. Toka dhe uji janë gjithashtu të kontaminuar. Sidomos ujërat nëntokësore në Kosovë. Ata janë helmuar plotësisht. Kjo është arsyeja pse njerëzit vdesin dhe vuajnë më shumë sot se 20 vjet më parë. Por askush nuk është i interesuar për këtë”, pretendon Veca.

Kush është Maria Lina Veca?

Nga serbet e ka marrë emrin përkëdhelës Vukosava, është autore e disa librave propagandues dhe dezinformues (“Kosova e humbur”, “Kosova dhe Metohija, kthimi i pamundur”, “Burgu i Qiejve të Hapur”) dhe “Zemra e Ujkut”.

Ajo ishte e para që e ka iniciuar çështjen e “Trafikimit të organeve nga UÇK-ja”, përmes librit “Zemra e Ujkut”.

Madje në një intervistë për mediat serbe ajo ka thënë se ka pasur edhe një shkëmbim të shkurtër me Dick Martyn nëpërmjet emaileve. “I dërgova një email dhe librin tim “Zemra e Ujkut. Mendoj se ka bërë një punë të mirë, por i ka skaduar mandati dhe askush nuk ka pasur interes të vazhdojë punën e tij për të arritur aktakuzat”, citohet të jetë thënë ajo.

Raportohet se ajo ka vizituar disa herë Kosovën.

Përveç rasteve tjera, në vitin 1999 menjëherë pas lufte ka qenë në Kosovë, më saktësisht në Pjesë. Ka deklarua se ka qenë në Shtërpcë, Obiliq, Lapnasellë.

Po ashtu me karabinierët italianë ka deklaruar se ka vizituar qytetin e Vitisë. Fjalët e saj propaganduese rreth vizitës në Viti në një deklaratë për portalin serb kosovo-online me 29 korrik 2020

“Është një ngjarje që shpesh e kam rrëfyer, dhe ka të bëjë me guximin e serbëve. Unë shkova me karabinierët në Viti, tek ata pak serbë që kishin mbetur me priftin vendor, AtDraganin. Para se të mbërrinim në atë enklavë të vogël serbe, ndaluam furgonin diku, shumë fëmijë shqiptarë u afruan tek ne duke kërkuar ëmbëlsira dhe lëngje frutash, ndërsa, unë vura re disa fëmijë, të cilët qëndronin mënjanë, pranë një muri dhe po shikonin. Ata nuk kërkuan asgjë. I pyeta karabinierët, duke për ata fëmijë, ata më thanë që ishin serbë dhe se nuk donin asgjë. Unë i shikova, ata ishin të dobët, krenarë, të veshur përpiktë, të rritur. At Dragani më shpjegoi se ata e marrin dhuratën vetëm nëse do të pranonit ju diçka në kthim. Thjeshtë dhe drejtë, unë mora nga ta vezë të Pashkëve, dhe ata morën disa karamele nga unë. Atë ditë, kuptova thelbin e kulturës serbe”.

Është nderuar me çmimin “Braca Kariq” në Serbi, për shtyrjen e propagandës serbe dhe dezinformimin e opinionit publik në lidhje me çështjen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)