Dedaj: Jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 14:11
 Dedaj: Jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike

Ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, tha në Gjykatën Speciale se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shkarkoi atë “dhunshëm” nga kjo pozitë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dedaj shkoi në gjykim për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë për ish-krerët e UÇK-së dhe akuzat e tij të mëparshme ndaj tyre. Por ai gjatë dëshmisë e përmendi edhe presdienten Osmani.

“Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, tha Dedaj.

(Kosova Sot Online)