
Në adresën e myftiut të Vojvodinës në Novi Sad mbërrin një letër kërcënuese

Myftiu i Vojvodinës njoftoi se në adresën e tij në Novi Sad kishte mbërritur një letër kërcënuese, përcjell “Kosova Sot Online”.
Përmbajtja e letrës është shumë vulgare me mesazhe kërcënuese.
Mesazhi thotë se Islami dhe arabët janë të urryer, se Izraeli do të shkatërrojë gjithçka në Gaza.
Ziljkiq ka thënë se pres që të ndërmerren masat për gjetjet e autorit të kësaj letre dhe për ta dënuar këtë akt.
“Pres që organet kompetente të marrin të gjitha masat për gjetjen e autorit të kësaj letre dhe të gjithë faktorët e tjerë politikë për ta dënuar këtë akt të shëmtuar. Nëse nuk ka reagim, ne do ta konsiderojmë sinqerisht heshtjen si shenjë miratimi. Ne do të vazhdojmë të përhapim energji pozitive pavarësisht nga të gjitha këto ofendime dhe asgjë nuk do të na pengojë të promovojmë të gjitha vlerat islame dhe kulturore me të cilat krenohemi”, tha myftiu Ziljkiq.
(Kosova Sot Online)