Murati: Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 16:55
Murati: Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin

Duke i reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se “financimi për zgjerim të rrjetit” të kapacitetit të ngrohjes qëndrore në kryeqytet ekziston, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Murati publikoi në Facebook një postim të tij para një viti dhe postimin e sotëm të Abdixhikut, ku ai njofton për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë.

“Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin. Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qëndrore përmes energjisë së ripërtërishme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës. Me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Por projekti po mbahet i bllokuar sepse nuk po ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare si rezultat i bllokadës nga opozita në Kuvend, e për ratifikim duhen 80 vota. Pra, nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë”, shkroi ministri.

“Andaj, në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, deputeti Abdixhiku bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës”, shtoi Murati.

(Kosova Sot Online)