
Memli Krasniqi pas takimit me Lajçak: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën.
Ai u shpreh i shqetësuar për mos bërjen publike të draftit duke dyshuar se aty mund të fshihet diçka
(Kosova Sot Online)