Memli Krasniqi: Kërcënimet ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 12:28
Memli Krasniqi: Kërcënimet ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se nuk është ndjerë asnjëherë i kërcënuar. Ai theksoi se ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë për t’ia ofruar mbrojtjen e afërt, transmeton "Kosova sot Online".

Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ai u shpreh se këto kërcënime ndërlidhen me situatën e tensionuar në veriun e vendit.

“Nuk jam as jam ndjerë kurrë i kërcënuar edhe kur na kanë rrjedhë informacione, ose publikuar informacione për kërcënime me vrasje, siç i dini para pak muajsh. Por ka qenë vlerësimi i organeve të sigurisë, në këtë rast Policisë së Kosovës, unë besoj edhe me organet tjera të ndërlidhura e ndërvarura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj që ata do të duhej ata t’i tregojnë, por që ndërlidhen me zhvillimet dhe me situatën e tensionuar të përkeqësuar pas sulmeve në veriun e vendit”, deklaroi ai.

Përpos Krasniqit, nën mbrojtjen e Policisë është edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku.

(Kosova Sot Online )