Xhavit Haliti del me njoftim: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 19:18
Xhavit Haliti del me njoftim: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të jetë “më i keq”, se ai i kaluari, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nga marrëveshjet e mëhershme, ne jemi vonuar për shkak të debateve, për shkak të përplasjeve, për shkak të gabimit të parë që nuk e kemi bërë statutin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese, por e kemi dërguar marrëveshjen. Tani nuk e besoj që ka të arritura më të mëdha. Nuk dua të akuzoj, po ky draft do të jetë më i keq, se ai që ka qenë më herët. Vetë fakti që po deklarohet autonomia e veriut, do të thotë që ekziston diçka e tillë në margjinat e bisedimeve”, deklaroi Haliti.

Lajçaku ka nisur dje një vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ndërsa sot ka takuar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

(Kosova Sot Online)