Von der Leyen: Zbatimi i draft-statutit do jetë një hap i madh përpara, do të jetë në interes të Kosovës

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 13:05
Von der Leyen: Zbatimi i draft-statutit do jetë një hap i madh përpara, do të jetë në interes të Kosovës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se zbatimi i draft-statutit për Asociacionin nga ana e Kosovës do të jetë një hap i madh përpara, duke thënë se do të jetë në interes të Kosovës”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën që ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkuar BE-së dhe ne jemi shumë të qartë nga ajo që presim nga Kosova dhe çfarë vendi mund të marrë. E kemi diskutuar kur isha në rajon zbatimin e draft-statutit dhe ky zbatim do të jetë një hap i madh përpara. Do të jetë në interes të Kosovës”, tha ajo.

Shefja e BE-së tha se i japin mundësi unike secilit vend për të për të ecur përpara drejt BE-së.

“Dhe kur jemi te Kosova dhe Serbia është e rëndësishme për ne që i ne japim secilit vend mundësi unike për të ecur përpara drejt BE-së, nga aktivitet dhe kontributi i tyre”.

(Kosova Sot Online)