Aksioni i Inspektoratit të Tregut, mbyllen dy dyqane të shitjes së telefonave mobilë

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 15:26
Aksioni i Inspektoratit të Tregut, mbyllen dy dyqane të shitjes së telefonave mobilë

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me Policinë e Kosovës (Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit) kanë kryer një aksion nëpër dyqanet e shitjes së telefonave në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar 31 dyqane të shitjes së telefonave mobil, me ç’rast janë konfiskuar 118 telefona të mençur, 3 tableta (IPod), 11 palë kufje (Airpods).

Poashtu një dyqan është mbyllur nga Inspektorati i Tregut në mungesë të dokumentacioneve (biznes i paregjistruar), ndërsa një dyqani tjetër i është ndaluar përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë deri në verifikimin e plotë të gjendjes.

"Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Inspektorati i Tregut e ka në prioritet luftimin e informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare si dhe mbrojtjen e konsumatorit, prandaj do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në të ardhmen."thuhet mes tjerash në postimin e MINT.

(Kosova Sot Online)