Katër persona nën aktakuzë, kërcënuan gjyqtarin dhe prokurorin që ia ndryshuan masën e sigurisë Dejan Pantiqit

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 15:44
Katër persona nën aktakuzë, kërcënuan gjyqtarin dhe prokurorin që ia ndryshuan masën e sigurisë Dejan Pantiqit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave – AM, E.A, Q.E dhe E.Z, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj dy prej tyre, A.M dhe E.A, është ngritur aktakuzë për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërsa, kundër Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja” pasi kanë kanosur prokurorin A.Sh dhe gjyqtarin M.B.

Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje nda prokurorit dhe gjyqtarit, pas vendimit për ndryshimin e masës së sigurisë për Dejan Pantiqin, të arrestuar në Veri.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 8 nëntor 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, pasi që të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit A.Sh dhe M.B.

Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

(Kosova Sot Online)