Kurti niset për në Paris me ftesë të Macronit

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 19:50
Kurti niset për në Paris me ftesë të Macronit

Sot për Francë, ka udhëtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

(Kosova Sot Online)