‘Zot bone llugë’, Abdullahu: Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 15:21
‘Zot bone llugë’, Abdullahu: Sa më i paqartë Asociacioni aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka shkruar se sa më i paqartë Asociacioni, aq më lehtë e bën Qeveria të pranueshëm për qytetarët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdullahu ka shkruar se një Asociacion i komplikuar do të ishte më i mirë për Qeverinë.

Tutje, Abdullahu ka shkruar se sa më i paqartë Asociacioni siç shprehet ai aq më pak do ta kundërshtojnë.

“Qëllimisht komplikimi vazhdon, prandaj nuk i dihet – me nënshkrim apo pa nënshkrim, u pranua nuk u pranua, autonomi jo nuk është autonomi, menaxhhim apo jo, Vuçiqi e pranoj jo e refuzoj, Amerikanët e përkrahin shumë jo kanë rezerva pak, Lajqaku i mirë apo vazhdon të jetë i njëjti, transparencë apo nuk ka transparencë, Gjermanët me ne apo veç me Kurtin, Franca kundër apo jo, Statuti, Drafti, finalja jo nuk është finalja, Rama, Rusia, Ukraina……..”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)