Ja kush thotë: Garanca për Asociacionin është SHBA

  • A P /
  • 09 November 2023 - 22:20
Ja kush thotë: Garanca për Asociacionin është SHBA

Analistja politike Besa Luzha, ka deklaruar se ka qenë e natyrshme që edhe qeveritë e kaluara edhe kjo e tanishme të kenë frikë nga Asociacioni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Deri në momentin kur kemi marrë garancë nga përfaqësues të Departamentit të Shtetit të cilët kanë theksuar se mund të ofrojnë garancë dhe ky Asociacion nuk do të kalojë vija të kuqe dhe pastaj është krijuar mundësia për të diskutuar.

Ndryshe sot Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese.

(Kosova Sot Online)