Malishevë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, vdes një person

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 08:53
Malishevë: Aksident mes një veture dhe motoçiklete, vdes një person

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Joviq të Malishevës, ku si pasojë ka vdekur një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.

Rasti është në hetime.

“Fsh, Joviq-Malishevë 09.11.2023-14:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)