Dy persona të paautorizuar ndërruan disa shenja të trafikut në Leposaviq

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 09:28
Dy persona të paautorizuar ndërruan disa shenja të trafikut në Leposaviq

Dje Policia ka ndaluar dy persona të cilët pa autorizim kanë ndërruar shenjat e trafikut në Leshak të Leposaviqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ndodhet në proces hetimor.

“Leshak 09.11.2023-13:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës se persona të panjohur (në magjistrale) janë duke i ndërruar shenjat e trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk kishin dokumentacionin e duhur për të kryer punime dhe nuk ishin të regjistruar si kompani në institucionet përkatëse të RKS-së. Të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndodhet në proces hetimor”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)