Ja pse Tanja Fajon e uron kryeministrin Kurti

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 18:17
Ja pse Tanja Fajon e uron kryeministrin Kurti

Në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europianë 2023, në Malaga të Spanjës po merr pjesë kryeministri  Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I titulluar “Europa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme europiane.

Në Partinë e Socialistëve Europianë është anëtare edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilën e udhëheq Kurti.

Me këtë të fundit pati një përshëndetje mirëseardhje në familjen e partive socialiste europiane ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje të gjelbër të përshtatur për njerëzit. Ne kemi nevojë për investime në shërbimet publike që të gjithë të sëmurët të kenë qasje tek mjeku. Ne luftojmë për të drejtat sociale dhe themelore, për një shoqëri më të mirë. Kjo është lëvizja jonë politike për të mos lënë askënd pas”, ka shkruar ajo në X.

(Kosova Sot Online)