Haziri: Albin Kurti u bë kryeministër por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 20:45
Haziri: Albin Kurti u bë kryeministër por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se adresimi i ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, rreth Asociacionit, ka qenë mesazh për popullin e Kosovës, me qëllim të largimit të frikës nga “Zajednica” që Albin Kurti e ka mbjellë për vite si opozitar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online.

Sipas tij Kurti u bë kryeministër, por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë, por përkundrazi e ka shtuar.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin amabasadori amerikan, shkelqesia e tij, Hovennier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, ka shkruar Haziri.

(Kosova Sot Online)