Vajzat e dy shkollave në Prishtinë rrahen mes vete

  • A P /
  • 10 November 2023 - 22:46
Vajzat e dy shkollave në Prishtinë rrahen mes vete

Raportohet se një rrahje ka ndodhur sonte rreth orës 19.00 në mes të disa vajzave të mitura të dy shkollave të mesme në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas qytetarëve, rrahja ka ndodhur në mes të nxënëseve të shkollës së mesme e lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi” dhe atyre nga shkolla e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Rasti ka ndodhur afër shkollës “Shtjefën Gjeqovi”, pas një mos marrëveshjeje mes dy grupeve të nxënëseve dhe më pas rrahja ka vazhduar në rrugë.

(Kosova Sot Online)