Aksidentohet rëndë Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, vdes shoferi i furgonit me të cilin u ndesh vetura e tij

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 11:30
Aksidentohet rëndë Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, vdes shoferi i furgonit me të cilin u ndesh vetura e tij

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon, ku si pasojë ka vdekur shoferi i furgonit, raporton Index.hr.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Qarkut Vinkovci konfirmuan se ministri është lënduar rëndë, ndërsa zëdhënësi i qeverisë tha se nuk është në rrezik për jetën. Ai do të transportohet nga spitali i Vinkovac në KBC Osijek. Ai u pranua në spitalin e Vinkovcit në ora 08:30.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.

(Kosova Sot Online)