Në Lagjen e Studentëve hapet këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 10:40
Në Lagjen e Studentëve hapet këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis

Në ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve është hapur këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se në këtë ambulantë mund të bëhen pa pagesë teste rapid për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.

Rama ka bërë të ditur se këto teste bëhen në konfidencialitet të plotë dhe rezultatet e tyre merren brenda 20- 30 minutave.

“Hapëm këshillmoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve.”

(Kosova Sot Online)