Gjendet i vdekur një serb

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 12:07
Gjendet i vdekur një serb

Policia e Kosovës e rajonit të Veriut, ka njoftuar se një serb i cili ishte raportuar i zhdukur në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur sot pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I ndjeri ishte raportuar mbrëmë nb Polici si i zhdukur.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, një person ka thënë se vëllai i tij ishte larguar nga shtëpia të premten dhe se nuk dihej asgjë për të.

Trupi i pajetë i këtij personi u gjet sot jo shumë larg shtëpisë ku ka jetuar, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendëskomandant i PK-së për rajonin e Veriut.

Fjala është për një serb me inicialet S.N. i lindur në vitin 1970.

Për momentin, Policia nuk beson se bëhet fjalë për vepër penale, por dyshon se ka qenë aksident, pra ky person ka rrëshqitur dhe ka rënë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)