Policia gjobit shoferin në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 12:26
Policia gjobit shoferin në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë

Një shofer për tejkalim të shpejtësisë, e ka gjobitur policia në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj në fshatin Prelez i Jerlive ka ndaluar shoferin Z.G (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h.”

Ai është  gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”

(Kosova Sot Online)