Ndalohet nga policia një furgon që po transportonte drunj

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 16:06
Ndalohet nga policia një furgon që po transportonte drunj

Në Brod të Shtërpcës është ndaluar një furgon që po transportonte ilegalisht drunj nga Malet e Sharrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Policia, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, forcat e rendit kanë ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë.

(Kosova Sot Online)