Avdyli: Që 23 vjet pas çlirimit nuk kemi mundur ta bëjmë bile një fushë futbolli që kur bie shi nuk shëndrrohet në moqal

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 10:18
Avdyli: Që 23 vjet pas çlirimit nuk kemi mundur ta bëjmë bile një fushë futbolli që kur bie shi nuk shëndrrohet në moqal

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë sa fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është imazhi më i keq që i servohet botës për shtetin e Kosovës.

Fadili e ka quajtur të pakuptueshme se si që 23 vjet pas çlirimit nuk është ndërtuar një fushë futbolli e cila nuk shëndrrohet në moqal sapo bie shi.

Tutje, Avdyli ka shkruar se infrastruktura spotive është e mjerueshme.

“E kuptoj që skemi pas buxhet ta ndërtojmë një stadium olimpik, por nuk e arsyetoj si ndodhi që nuk patëm mundësi ,ta bëjmë së paku një fushë futbolli, që kur bie shi nuk shëndrrohet në moqal .

Në Evropë, ka edhe më shumë reshje po kësi fushë moqali nuk sheh as në stadiumet e ligave të katërta.

Kjo fushë është imazhi më i keq që servohet botës për shtetin të Kosovës.

Sportistat tanë po luajnë në ligat më të forta Evropiane, e infrastruktura jonë sportive e mjerueshme.

E pafalshme...”, ka shkruar Avdyli.

(Kosova Sot Online)