Kryediplomati kroat: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është një hap i madh përpara

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 11:52
Kryediplomati kroat: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës,  është një hap i madh përpara

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë s liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, prej janarit 2024, është një hap i madh përpara, përcjell “Kosova Sot Online”.

"Marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin esenciale. Shpresojmë të shohim progres deri në fund të vitit, ose vitit të ardhshëm në veçanti kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën dhe hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe gjithashtu, i shumëprituri liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, prej janarit 2024, është një hap i madh përpara”, ka thënë Grlic Radman.

Zgjerimi i unionit evropian akoma është prioritet i Bashkimit Evropian ka theksuar kryediplomati kroat në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së në krye me Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane.

“Zgjerimi, është ende prioritet i BE-së por për ta bërë të tregim suksesi, çelësi është tek përmbushja e kritereve, implementimi i reformave të nevojshme dhe rreshtimi me vlerat e dhe standardet e BE-së.

(Kosova Sot Online)