Ambasadori i Izraelit në Beograd: Serbia, mike e konfirmuar dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 14:43
Ambasadori i Izraelit në Beograd: Serbia, mike e konfirmuar dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, e ka quajtur Serbinë mike të vërtetë, pasi kombëtarja izraelite u mposhtë të dielën në Kosovë, përcjell “Kosova sot Online”.

Ai ka shkruar  se Serbia e ka dëshmuar veten si mike “dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese”.

“Dua t’i mohoj me forcë deklarimet e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpi e tri skuadrave tona të basketbollit”, ka shkruar ambasadori Vilan.

Kosova e mposhti me rezultat 1:0 Izraelin të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online)