Mexhiti: Tani është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 20:00
Mexhiti: Tani është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti në një press konferencë ka theksuar se ndjehet mirë që falë angazhimit të tij është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Në vend të shpimeve të zakonshme, një procedurë e dhimbshme dhe që shkakton trauma tek fëmijët, tashmë glicemia e tyre do të matet me ndihmën e sensorëve, duke ndjekur teknologjinë më të fundit.

Më vjen mirë që më në fund është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak. Në vend të shpimeve të zakonshme, një procedurë e dhimbshme dhe që shkakton trauma tek fëmijët, tashmë glicemia e tyre do të matet me ndihmën e sensorëve, duke ndjekur teknologjinë më të fundit. 

Me këtë ne rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës së fëmijëve. 

Kjo ishte arsyeja e vizitës së sotme në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve.

Janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, personave të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t’i ndahet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë.

(Kosova Sot Online)