Varhelyi e zbulon: Në fund të vitit hapim Kapitullin e parë për anëtarësim
Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka takuar ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një reagim në rrjetet sociale, Varhelyi shprehet besimplotë se në fund të këtij viti, do të hapen negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë, për Shqipërinë.
“Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.
Takova ministrin Igli Hasani në margjinat e takimit të Ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor për të diskutuar hapat e ardhshëm.
Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, shprehet Varhelyi.
(Kosova Sot Online)