“E mirëpres statusin e kandidatin për Bosnjën e Gjeorgjinë, por s’është e drejtë të mos njihet çka ka bërë Kosova”

  • S.A /
  • 14 November 2023 - 12:59
“E mirëpres statusin e kandidatin për Bosnjën e Gjeorgjinë, por s’është e drejtë të mos njihet çka ka bërë Kosova”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mendon që nuk është e drejtë që të mos pranohet progresi që ka shënuar Kosova. Ai ka përmendur disa nga “arritjet” që ai mendon se duhet të pranohen, transmeton "Kosova Sot Online ".

“E kam mirëpritur statusin e kandidatit për BeH dhe Gjeorgjinë dhe fillimin e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë, por mendoj që nuk është e drejtë që mos të njihet se çka ka bërë Kosova. Psh, sipas Freedom House, Transparency International, Ëorld Press Freedom Index, Reporters ëithout Borders, Ëorld Justice Project, Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor sa i përket të drejtave politike, lirive civile, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe përveç kësaj kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja dhe kemi rritur të ardhurat nga taksat në dy vitet e fundit. Kemi rritur punësimin për 17 për qind në 31 muaj. Ne vetëm duam që ata të njohin progresin tonë, të na japin statusin e kandidatit dhe më pas me shumë durim do të përgjigjem në secilën pyetje që Komisioni Evropian që një ditë t’i bashkëngjitkemi BE’së , unë dua që sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai për televizionin austriak ORF.

(Kosova Sot Online )