Malaj takohet me Maqedoncin: Do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës

  • E.k /
  • 14 November 2023 - 13:59
Malaj takohet me Maqedoncin: Do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës

Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë pas takimit se do të angazhohet për forcimin e bashkëpunimit në mes Tiranës dhe Prishtinës.

“I konfirmova z.Maqedonci se me përkushtim do të angazhohem për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës, mision ky fisnik i çdo shqiptari”, ka shkruar Malaj.

(Kosova Sot Online)