Lajçak në Beograd, tregon se çfarë diskutoi me Vuçiqin dhe Petkoviqin

  • E.K /
  • 14 November 2023 - 15:03
Lajçak në Beograd, tregon se çfarë diskutoi me Vuçiqin dhe Petkoviqin

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm që pati në Beograd me presidentin e serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha se takimi ishte për përgatitjen e takimit në Bruksel mes kryenegociatorëve dhe për rrugën përpara në dialogun.

“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq. Diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)