Akademiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Kur flas shqip, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën

  • E.k /
  • 14 November 2023 - 15:35
Akademiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Kur flas shqip, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën

Akademiku, Abdylmenaf Bexheti, sot në hapjen solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), përcjell “Kosova Sot Online”.

Bexheti tha se një pjesë e këtij institucioni e pengon zbatimin e gjuhës shqipe.

Ai tha se kur flet shqip, ai tregoi se gjysma e kolegëve largohen nga salla.

“Akoma kemi animozitete të shprehura në institucione të caktuara. Do të kisha dashur që sot, kur kanë mundur të vijnë nga Tirana e Prishtina përfaqësues, kryetarë të akademisë, zv/kryetari i akademisë, kryetari im i akademisë së shkencave, që është vetëm 1 kilometër larg, pra, ai duhej të jetë këtu dhe unë jam i njohur për shprehjen time kritike për këtë punë. Pra akoma kemi institucione të cilat jo që hezitojnë, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe, në këtë aspect fatkeqësisht institucioni prej ku unë vij i prin këtij animoziteti. Kur unë filloj të flasë me fjalë përshëndetësie bile në ASHAM, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)