Avdullah Hoti del me njoftim

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 15:51
Avdullah Hoti del me njoftim

Lidhur me Projekt-buxhetin për vitin 2024, grupi Parlamentar i LDK’së do të organizojë tryezë diskutimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas deputetit të LDK’së3, Avdullah Hoti, kjo tryezë mbahet nesër në orën 14:00, në Kuvendin e Kosovës dhe të ftuar janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

Hoti ka thënë se me buxhetin e vitit 2024, “kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi.”


(Kosova Sot Online)