Pse Ramabaja ia përmendi nënën Blerta Deliut?

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 22:45
Pse Ramabaja ia përmendi nënën Blerta Deliut?

Natyra Kuçi e PSD-së deklaroi se analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “bebe”, gjatë kohës sa panelistët e tjerë po flisnin në Pressing. Teksa Kuçi po tregonte për këtë rast, ndër të tjera Ramabaja i tha “shko në Shtime”., transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Ka qenë deputetja e PDK-së e cila reagoi në profilin e saj në Facebook, duke iu drejtuar Ramabajës “shko ti në Shtime”.

”Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”, ka shkruar deputetja Deliu ndër të tjera.

Pasi, Ramabaja e dëgjoi reagimin e deputetes Deliu, ai tha: “Ajo e ka nanën mjeke dhe recetat ja shkruan asaj më mirë nëna”.

Ndërkohë, Natyra Kuçi e falëndëroi deputeten për reagimin e bërë: “Blerta Deliut faleminderit për solidaritetin, por unë nuk fyhem prej Ramabajës. Kam qejf me bë debat politik, por nuk fyhem”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)