Kurti: S’janë pak 150 euro për shtesat e policisë

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 08:24
Kurti: S’janë pak 150 euro për shtesat e policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë pak 150 euro shtesa për policët, duke shtuar se deri vonë paga minimale për personat nën 35-vjeç ka qenë 130 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë kam dhënë një qëndrim shumë të qartë, i cili është racional sa i përket shtesave të rrezikshmërisë. Është shtatë kategori me shtesa prej 45 euro deri në 150 euro në muaj. Njësia Spceiale Intervenuese do t’i ketë 150 euro në muaj dhe mendoj se kjo nuk është pak”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

”Unë do t’i takoj po sa të kthehem, do të thotë këtë javë që vjen dhe kjo 150 euro është.. deri vonë kemi pasur pagën minimale për personat nën 35 vjeç 130 euro, për ata mbi 35 vjeç i kemi pasur 170 euro. Kjo është shtesë e rrezikshmërisë dhe rrezikshmërinë ne do ta zvogëlojmë jo veç me shtesa, por me pajisje gjithnjë e më moderne për pjestarët e Njësisë Speciale Intervenuese për të cilët unë jam shumë mirënjohës për kontributin që japin, por zgjidhja duhet të jetë racionale në Kosovë dhe nëse e shikoni me e krahasu me bruto produktin vendor për kokë banori, është mbi vendet e Evropës Perëndimore”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)