Arrestohet dyqanxhiu, rrahu një vajzë të mitur në Lipjan, me pretekst se kishte vjedhur gjësende në marketin e tij

  • E.K /
  • 15 November 2023 - 10:06
Arrestohet dyqanxhiu, rrahu një vajzë të mitur në Lipjan, me pretekst se kishte vjedhur gjësende në marketin e tij

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një vajzë të mitur me pretekst se ajo kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Dobrajë e Madhe, në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur), me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)